Software me porosi.

E ndërtojmë dhe e mbajmë në punë.

Kur asnjë program i gatshëm nuk i përshtatet mënyrës si punoni, ndërtojmë sistemin që ju duhet. Pastaj nuk ikim: e hostojmë, e ndjekim dhe e përmirësojmë.

Një monitor me planin e javës të një biznesi: ekipet, punët dhe dorëzimet
Shembull ilustrues.

Problemi

Programi i gatshëm ju detyron të punoni si ai. Ose puna mbetet në Excel, WhatsApp dhe letra.

  • Të dhënat janë në disa programe që nuk lidhen
  • Programi nuk e njeh mënyrën si punoni ju
  • Kush e ndërtoi sistemin nuk përgjigjet më
  • Çdo ndryshim i vogël bëhet projekt i ri

Shumë biznese përdorin tre ose katër programe që nuk flasin me njëri-tjetrin, dhe mbushin boshllëqet me dorë.

Ne nisim nga mënyra si punoni. Nëse diçka e gatshme mjafton, jua themi. Ndërtojmë me porosi vetëm atë që mungon.

Një laptop me propozimin me shkrim: çfarë pamë, çfarë ndërtojmë dhe çfarë mbetet te ju

Shembull ilustrues.

Si funksionon

Si e ndërtojmë. Me hapa të vegjël, që rezultatin ta shihni herët.

  1. Nisim këtuDiagnozaKuptojmë si punoni, ku humbet koha dhe çfarë duhet të bëjë sistemi. Ju japim një propozim të qartë.
  2. PastajNdërtimi me hapaNisim nga pjesa që sjell rezultatin më të dukshëm dhe e lidhim me atë që përdorni sot.
  3. Para nisjesVënia në punëSjellim të dhënat nga programet e vjetra dhe trajnojmë stafin, secilin për pjesën e vet.
  4. Çdo ditëMbajtjaE hostojmë, e ndjekim që të punojë, e ndreqim dhe e përmirësojmë kur ndryshon puna juaj.

Çfarë merrni

Çfarë merrni. Një sistem që punon për ju, dhe një ekip që e njeh.

Hostim dhe mbajtje

Sistemin e ngremë dhe e mbajmë ne. Kur mundemi, në serverët tanë.

Transparencë për të dhënat

Kur një pjesë kërkon ofrues të jashtëm, ju themi cilin dhe pse.

E ndërtuar për Shqipërinë

Gjuha shqipe, monedha lek dhe rregullat vendase janë pika e nisjes.

Mbi Verto, kur ka kuptim

Kontabiliteti, faturat dhe stoku nuk ndërtohen nga e para kur Verto i ka.

Punët tona

Çfarë kemi ndërtuar. Me statusin e vërtetë të secilës punë.

VertoPilot i përfunduar

Kontabilitet, fatura, stok, arkë dhe staf në një sistem. I pilotuar në një biznes hotelerie në 2026. Fiskalizimi është në testim.

FanarLive

Aplikacion falas në shfletues, ku shoferët njoftojnë njëri-tjetrin për rreziqet në rrugë.

Sistemi i reklamaveFaza vetëm-lexim

Lexon rezultatet e reklamave, i lidh me kontaktet dhe propozon. Çdo shpenzim e miraton një njeri.

Serverët GB10Në punë

Dy serverë NVIDIA GB10 për modelet gjuhësore, shërbimet tona dhe disa nga sistemet e klientëve.

Pyetje që na bëjnë shpesh

Çfarë lloj software ndërtoni?

Sisteme për punën e përditshme të biznesit: kontabilitet, fatura, stok dhe arkë si Verto, aplikacione në shfletues si Fanar dhe sisteme që lidhin reklamat me kontaktet. Te Punët tona shihni statusin e secilës.

Pse jo thjesht një program i gatshëm?

Shpesh një program i gatshëm mjafton, dhe jua themi. Nisim nga Verto ose nga ajo që keni, dhe ndërtojmë me porosi vetëm atë që mungon.

Kush e mban sistemin pas dorëzimit?

Ne. E hostojmë, e ndjekim çdo ditë dhe e përmirësojmë. Nuk e dorëzojmë dhe ikim.

Ku ruhen të dhënat?

Kur mundemi, të dhënat përpunohen në serverët tanë. Kur një shërbim kërkon ofrues të jashtëm, ju themi cilin dhe pse. Nëse vendosni të ndaloni, të dhënat jua dorëzojmë në formë të përdorshme.

Si nisim?

Me një bisedë pa detyrim, pastaj me diagnozën. Pa paketa të gatshme: ndërtojmë vetëm atë që ka kuptim për ju, dhe kostoja shkruhet në propozim.

Shërbime të tjera. Shpesh punojnë më mirë bashkë.

Na tregoni ku humbet koha.

E shohim bashkë dhe ju themi sinqerisht nëse mund ta automatizojmë. Pa detyrim.

+355 68 640 7594contact@zedigital.tech
Ose na shkruani këtu

Mesazhi dërgohet nga WhatsApp-i juaj. Kjo faqe nuk i ruan të dhënat.